Lajm i keq për Ten Hag, United humbet Martial para finales së FA Cup

Erik ten Hag dhe Manchester United kanë marrë një lajm të keq në prag të finales së FA Cup ndaj Manchester City-t.

Sipas raportimeve të medieve britanke, Anthony Martial do të humbasë finalen e FA Cup.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të United, që e fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Fulham-it dhe si pasojë do të mungojë në përballjen e së shtunës.