Një 4 vjeçar u gjet i pajetë në kanalin e Lepencit

Pas shumë orëve kërkimi pa ndalë, ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së gjetën në Bukosh të Vushtrrisë në rrjedhën e kanalit të Hidrosistemit Ibër-Lepenc, trupin e pajetë të 4-vjeçarit Y.Sh i cili u raportua dje i zhdukur në Akrashticë të Vushtrrisë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dyshohet se 4-vjeçari ka rënë në kanal në Akrashticë dhe rrjedha e lumit e ka sjellë në Bukosh, ku edhe u gjet trupi i pajetë. /Klankosova.tv