Mesfushori i Real Madridit, Lluka Modric deklaroi se trajneri Carlo Ancelotti meriton ta mbajë detyrën në klubin madrilen.
“Ancelotti meriton të vazhdojë në Real Madrid. Në mandatin e tij të dytë, ai fitoi çdo trofe të mundshëm me ekipin. Sezoni i kaluar ishte i mahnitshëm, por këtë herë nuk e kaluam pengesën e parafundit. Ne treguam rezultate mjaft të mira në Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve. Prandaj, nuk kam dyshim se Ancelotti do të qëndrojë”, theksoi Modric.
Real Madridi ka humbur mbrëmë nga Manchester City me rezultatin 4:0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe me një total prej 5:1 ka humbur përballje me “qytetarët”.
Manchester siti do të luajë me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll.