Zbulohet ku po i shpenzon paratë Haalandi, ka bërë një koleksion orash të shtrenjta

Erling Haaland është një nga lojtarët më të mirë këtë sezon në Europë. Me Manchester Cityn ai është afër t’i fitoj tre tituj gjatë këtij edicioni, Liga e Kampionëve, Premier League dhe FA Cup.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë thuhet se fiton rreth 375 mijë funta në javë te ekipi nga “Etihad”, shkruan Lajmi.net

Ai nuk pëlqen jetën e natës dhe as nuk është merakli i ndonjë veture të shtrenjtë. Por mediat kanë zbuluar një dëshirë të Haalandit.

Ku i çon paratë ai?

Vitin e kaluar, Haaland arriti marrëveshje me kompaninë e njohur të orave, Breitling, i cili u bë ambasadorë i tyre global.

Por ai është nuk është i kënaqur vetëm me këtë kompani të orave, pasi në koleksionin e tij ka shumë të tjerë dhe të shtrenjta madje.

Ai posedonë, ora si: Audermars Piguet Royal Oak që kap vlerën e 200 mijë euro dhe një Patek Phillipe Natulius, që kushton rreth 85 mijë euro.

Haaland zotëron gjithashtu edhe orat e Rolexit, dhe ka një Rolex Daytona që kushton 200 mijë euro.

Orat e tij arrin shifrën e pothuajse 2 milionë euro. Një shifër kogja e lartë, apo jo?/Lajmi.net/