Man City fiton bindshëm ndaj Evertonit, s’e lëshon vendin e parë

Manchester City ka marrë fitoren e radhës në Premier Ligë.
Kampioni në fuqi fituan bindshëm 3:0 ndaj Everton.

Ilkay Gundogan e hapi serinë e golave në këtë përballje.

Gjermani realizoi në minutën e 37’.

Dy minuta më vonë i njëjti asistoi për Erling Haaland. Norvegjezi shënoi golin e 35 në ligën angleze.

Pjesa e parë u mbyll 2:0 për mysafirët.

Në 45 minutat e tjerë Man City shënuan edhe njëherë.

Ishte përsëri Gundogan, ai i cili në minutën e 51 trefishoi rezultatin.

Me këtë fitore City mban vendin e parë me 85 pikë, kurse Everton ndodhen në vednin e 17 me 32 sosh.