Kurti në përkrahje të Albinës dhe Familjes Kelmendi: “Duje” dhe lartëso Shqipërinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të gjithë ta përkrahin Albinën dhe Familjen Kelmendi në Eurovision, të cilët po e përfaqësojnë Shqipërinë.

Përmes një postimi në Instagram, kreu i qeverisë shkroi duke thënë “’Duje’ dhe lartëso Shqipërinë”.

“Për renditje sa më të lartë të Shqipërisë në Eurovision 2023, dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finalist, të përbashkuar për Albinën dhe Familjen Kelmendi”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.