Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.Haradinaj ka thënë se mobilizimi në diasporë, organizimet e brendshme dhe qeverisja në pesë Komuna, i kanë dhënë rezultatet e veta.
“Është evidente që Aleanca, po kthehet në adresë politike për shumë nga ju. Organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në 5 komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi i ynë politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta. Sipas sondazheve kredibile Aleanca qysh sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:




