Libani sot ka konfirmuar edhe një vdekje të re nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në katër, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Një deklaratën e Ministrisë theksoi se një person i moshës 90-vjeçare vdqi nga sëmundja.
Ministria tha se 13 infeksione të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të kaluara, duke sjellë infeksionet totale në 133.
Tre persona janë larguar nga spitalet pasi janë shëruar nga virusi deri më tani, tha Ministria.
Kryeministri libanez Hassan Diab të dielën shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të koronavirusit, i njohur zyrtarisht si COVID-19.
Në të gjithë botën janë mbi 203.500 raste të konfirmuara, numri i vdekjeve tani tejkalon 8.100, ndërsa më shumë se 82.500 pacientë janë rikuperuar, sipas Worldometer, një faqe interneti statistikore që harton shifra të reja të rasteve.