Rusi, më 22 prill votohen ndryshimet kushtetuese

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të martën dekretin me të cilin aprovon votimin mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese më 22 prill, raporton Anadolu.

Nëse ndryshimet marrin miratimin e popullit, Putin do të ketë mundësi të kandidojë përsëri për president.

Aktualisht, kushtetuta ruse ndalon një president të shërbejë më shumë se dy mandate radhazi.

Më 10 mars, Valentina Tereshkova, gruaja e parë që kishte fluturuar në hapësirë dhe anëtare e Parlamentit, sugjeroi heqjen e kufizimit dhe gjeti mbështetjen e Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese e vendit gjithashtu u shpreh se ndryshimi është “i mundur”.