Skuadra e Guardiolës do të shkojë në ndeshjen e dytë të së mërkurës së ardhshme me një përpares, por vendimi i Guardiolës gjatë ndeshjes ka hutuar tifozët në internet, për të mos përmendur legjendën e Cityt, Aguero.
Spanjolli nuk bëri asnjë zëvendësim të vetëm, me Aguero që ‘goditi’ ish-trajnerin e tij për mospërdorimin e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Erling Haaland nuk ishte në gjendje të bënte një përshtypje të madhe në lojë pasi mbrojtësit e Realit, David Alaba dhe Antonio Rudiger e neutralizuan sulmuesin.
Aguero donte të shihte bashkëkombësin e tij në fushë, pasi bëri të ditur ndjenjat e tij pas rezultatit.
“Ajo që nuk e kuptoj është pse ai nuk e inkuadroi Julian Alvarez… Pyes veten, por ai është Pep. Ai nuk lidhet me askënd”, ka thënë fillimisht Aguero për City_Xtra.
“Nëse do të ishte në dorën time, unë do të luaja me Julian pothuajse në çdo ndeshje – ne kemi nevojë që ai të jetë aktiv dhe të ketë një shkëndijë”, përfundoi argjentinasi.