Real Madridi nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Dani Ceballos për ndeshjen e nesërme.
Reali nesër mirëpret në tempullin madrilen ‘Santiago Bernabeu’ gjigantin anglez, Man City, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.
‘Mbretërit’ në atë takim nuk do ta kenë yllin e mesfushës, Ceballos.
Sipas raportimit të ‘Marca’, Dani Ceballos do të mungojë për 7-10 ditë, transmeton lajmi.net.
Ai do të humbasë ndeshjen e parë kundër Man City dhe ndeshjen kundër Getafes. Ai do të përpiqet të kthehet për ndeshjen e dytë kundër Man City.
Kujtojmë që ndeshja Real – City zhvillohet nesër (e martë), nga ora 21:00.