Taulant Xhaka e ka bërë një gjest aspak të mirë sot në ndeshjen e Baselit ndaj Zurichut.
Kur rezultati ishte 0:2 për mysafirët, Xhaka e ka goditur me kokë në gjoks kundërshtarin e tij, siç kishte bërë vite më parë Zidane ndaj Materazzin.
Kjo bëri që shqiptari të ndëshkohej direkt me karton të kuq, transmeton lajmi.net.
Vlen të përmendet që nuk ishte i vetmi karton i kuq sonte në këtë takim.
Kjo pasi janë ndarë edhe tre kartonë për lojtarë të tjerë.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin në fjalë: