Struga Trim Lum, kampion i sezonit në Ligën e Parë

Ekipi shqiptar që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga është shpallur kampione.

Struga siguroi titullin, pasi mposhti Sileksin në ndeshjen e sotme me rezultat 3-0.

Kështu skuadra shqiptare e fitoi titullin për herë të parë në histori të klubit.

Pas Shkëndijës dhe Shkupit, tani edhe Struga bëhet ekipi tjetër shqiptar që e fiton titullin në elitën e futbollit maqedonas.