Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij edicioni, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Sipas gazetarit italian dhe njërit prej më të besuarve në botën e futbollit, për largimin e Messit në “Parku i Princave” nuk ka dyshime, transmeton lajmi.net.
Më tej, Romano ka raportuar se babai i Messit, Jorge, ia ka komunikuar vendimin PSG-së një muaj më parë.
“Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit. Nuk ka më dyshime për këtë. Në prapaskenë tashmë mësohet se babai i Leos, Jorge ia ka komunikuar vendimin PSG-së tashmë një muaj më parë” – thuhet në postimin e Romanos në Tëitter.
Krisja përfundimtare e raporteve PSG – Messi ishte para pak ditësh kur ylli argjentinas shkoi në udhëtim të paparalajmëruar në Arabinë Saudite.
Mediat në Francë zbuluan se PSG-ja e ka suspenduar për dy ndeshjet e radhës Messin.
Destinacion i ardhshëm i superyllit të futbollit pritet të jetë rikthimi në “Camp Nou” te Barcelona.




