Moti në vend do të jetë me diell de me vranësira të vogla mesatare. Nga mëngjesi do të fryjë erë mesatare, kryesisht e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Deri të shtunën moti do të jetë stabil me mëngjese më të ftohta dhe me rritje graduale të temperaturave të ditës. Të dielën moti do të jetë me vranësira me reshje lokale të shiut të cilat gjatë natës dhe të hënën për shkak të ftohjes së konsiderueshme të motit në disa vende do të kalojnë në borë.