Sulmuesi Robert Lewandowski deri në këtë fazë të kampionatit spanjoll La Liga ka shënuar 18 gola për skuadrën e Barcelonës.
Por ku qëndron ai në mesin e futbollistëve që kanë shënuar më së shumti gola për blaugranët në shekullin 21?
Polaku është ngjitur në vendin e dytë përcjell klankosova.tv.
Para tij qëndron sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o që në sezonin 2004/2005 kishte realizuar 24 gola me Barcelonën.
Ndërsa menjëherë pas tij është Lewandowski me 18 sa ka edhe David Villa në sezonin 2010/2011.
Por futbollisti i kombëtares së Polonisë ia ka në dispozicion edhe 7 ndeshje për ta thyer rekordin e kamerunasit Eto’o.




