Policia mbyll edhe një çajtore në Çair, nuk respektoi masat kundër Koronës

Inspektorati tregtar, shoqëruar nga Njësiti policor për intervenime, sot ka kryer sërish kontrolle në komunën Çair. Me këtë rast është mbyllur një çajtore dhe një hotel, për shkak se nuk kanë respektuar vendimin qeveritar për parandalim të përhapjes së Koronavirusit, transmeton gazeta Lajm. Ndaj tyre do të ketë edhe parashtresa adekuate.