Pas inagurimit të rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” në Shkup, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar edhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku është pritur nga shumë qytetarë shqiptarë që kishin dal për ta nderuar atë, shkruan gazeta LAJM.
Më pas ajo ka bërë homazhe edhe te busti i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Shkup, ku për nder të saj fëmijët shqiptarë të Shkupit me veshje kombëtare kanë dhënë një shfaqe të shkurtë.
Të shumtë kanë qenë ata që janë fotografuar me presidentet kosovare, ndërsa në një moment ajo vetë e ka shkrepur një foto me disa fëmijë.
“Ju faleminderit shumë. Ju jeni ata që më së shumti na e zbukuruat ditën sot”, dëgjohet duke i thënë fëmijëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Gazeta LAJM.




