Komisioni Qendror Zgjedhjeve ( KQZ) sot do të shpallë rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.
Mbledhja e KQZ-së do të mbahet nga ora 13:00.
Në zgjedhjet e 23 prillit, pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët. Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.
Për bojkotimin që iu bë zgjedhjeve të organizuara nga institucionet kosovare, liderët kosovarë fajësuan Serbinë, duke thënë se presioni dhe kërcënimet nga Beogradi po vazhdojnë ndaj qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.




