Super Leo Messi, fiton tre çmime individuale

Argentina's Lionel Messi celebrates after the World Cup final soccer match between Argentina and France at the Lusail Stadium in Lusail, Qatar, Sunday, Dec. 18, 2022. (AP Photo/Frank Augstein)

Viti 2022 do jetë vit i paharrueshëm për yllin argjentinas.
Pas suksesit të tij në Kupën e Botës, Katar 2022, në të cilën tregoi paraqitje fenomenale.

I tillë ishte edhe me ekipin parisien, transmeton lajmi.net.

Së fundmi ai ka fituar tre çmime të tjera individuale.

Messi u shpërblye me tre çmime individuale nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Ai u shpall lojtari më i mirë i botës, playmaker më i mirë i botës dhe golashënuesi më i mirë ndërkombëtar.

Vlen të përmendet që ylli i PSG-së është favoriti kryesor për të fituar këtë sezon Topin e Artë.