Manchester United është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi humbi ndeshjen e dytë nga Sevilla në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0.
United në ndeshjen e parë kishin epërsi 2-0, por në 10 minutat e fundit ndeshja u barazua 2-2 dhe në sfidën e kthimit Sevilla ishte shumë më e mirë duke e mposhtur me rezultat të thellë.
Dy fajtorët kryesorë për eliminimin e United ishin Harry Maguire dhe David de Gea me gabimet e tyre dhe këto gabime duket se do t’i kushtojnë atyre me largim.

The Sun ka raportuar se trajneri Erik Ten Hag tanimë i ka bërë të qartë klubit se nuk llogarit në shërbimet e De Geas dhe Maguires për edicionin e ri.
Portieri spanjoll ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verë me klubin që ka opsionin për t’ia rinovuar atë, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Në anën tjetër Maguire ka kontratë më afatgjate me gjigantin anglez, por qendërmbrojtësi anglez do të nxirret në shitje.




