“Maria” vjen nga Ardian Bujupi

Ardian Bujupi ka sjellur projektin e tij më të ri.

“Maria”, titullohet kënga e shoqëruar me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ky projekt i tij vjen pas asaj “3 Panamera” që e solli në mars të këtij viti, e cila u prit mirë nga ana e fansave të tij.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç projekte solo, Ardiani është i njohur edhe për bashkëpunimet me artistët vendor.

Bashkëpunime ai ka pasur me Noizy, Ledrin e Capital T./Lajmi.net/