“Varfëria më e rrezikshme se koronavirusi” – qytetarët e mbyllur në shtëpi kërkojnë ndihmë nga shteti (VIDEO)

Koronavirusi ka zbarzur rrugët e Shkupit. Shumica e qytetarëve po respektojnë rekomandimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, por shprehen të brengosur se si do ta përballen ekonomikisht me këtë problem nëse situata nuk përmirësohet së shpejti. Ata thonë se shteti deri tani vetëm ka bërë kërkeasa për qytetarët, ndërsa nuk ka ofruar asnjë ndihmë. “Nëse shteti nuk kujdeset, varfëria mund të bëhet më e rreikshme se koronavirusi”, thonë qytetarët e intervistuar nga gazeta LAJM.

Pronarët e lokaleve dhe restoraneve që janë mbyllur pas rekomandimeve të Qeverisë, nuk e dijnë si do t’i mbulojnë shpenzimet e qirasë dhe rrogat e punëtorëve.

E, pronarët e dyqanet që ende janë hapur, ankohen se nuk kanë klinetë.

Me vendim të qeverisë, janë mbyllur të gjitha dyqanet e qendrave tregtare, kazinotë, bastoret dhe restorantet, ndërsa të hapura mbeten vetëm super maketet dhe farmacitë. /Gazeta LAJM

"Varfëria më e rrezikshme se koronavirusi" – qytetarët e mbyllur në shtëpi kërkojnë ndihmë nga shteti (VIDEO)

"Varfëria më e rrezikshme se koronavirusi" – qytetarët e mbyllur në shtëpi kërkojnë ndihmë nga shteti (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, March 16, 2020