
Fati i Simone Inzaghi mund të jetë larg Interit, pasi raportohet që në fund të sezonit ai do të largohet nga klubi.
Sipas raportimit në Itali, ‘Zikaltërit’ kanë kontaktuar disa trajnerë për të qenë zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit italian, transmeton lajmi.net.
Antonio Conte, De Zerbi, Pochettino, Thiago Motta dhe tashmë Sergio Conceicao janë kontaktuar për të qenë pjesë e listës së trajnerëve të mundshëm për ‘Nerazzurri’ sezonin e ardhshëm.
Tekniku portugez është në krye të stolit të skuadrës portugeze të Portos dhe performanca e tij ka qenë tepër e mirë me ‘dragonjtë’.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me stolin e Interit.



