“Pacientja e parë u lëshua për kurim shtëpiak. Nuk ka pacienta të rinj të prekur nga ky virus”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko filipçe.
Koordinimi i shërbimeve mjekësore është i mirë, nuk është paraqitur ndonjë problem tha më tej ministri Filipçe.
“Po testohen 7 pacientë, tre persona nga Dibra. Bëhet fjalë ëpr persona që kanë simptoma të gripit, 2 pacientë të tjerë nga Shtipi dhe 2 persona të tjerë, që kanë udhëtuar nga Gjermani dhe vende të tjera të prekura nga virusi korona”, u shpreh Filipçe.
Ndërkohë që theksoi se gjendja në rajonin e Dibrës dhe qendrës Zhupa është stabile.
“Gjendja e krizës në Dibër dhe Qendrën Zhuma po zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë. Mund të lëvizin njerëzit që kanë udhëzim mjekësorë. Sot kemi seancë të qeverisë, në ora 17:00, do të diskutojmë për shumë çështje, për të cilat do t’ju njoftoj pas mbledhjes”, u shpreh Filipçe.