Ish-futbollisti i Chelseat pensionohet nga futbolli në moshën 26-vjeçare

Izzy Jay Brown ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 26-vjeçare.

Mesfushori ka marrë këtë vendim për shkak të një lëndimi nga i cili u desh të kryejë dy operime, njofton TheSun, transmeton lajmi.net.

Brown ishte së fundmi me skuadrën e Championship, Preston North End – edhe pse ai nuk bëri asnjë paraqitje për klubin pasi lëndoi Akilin e tij përpara sezonit 2021-22.

26-vjeçari ishte pjesë e Chelseat nga grupmoshat e reja deri në vitin 2021 kur u transferua si futbollist i lirë te Preston.

“Me pikëllim të madh ju njoftojë që pas një viti të gjatë mundimi nga dy operacione në tendinën e Akilit, tani më duhet të tërhiqem nga futbolli profesionist. Sapo mund të ecja, gjithmonë kisha një top futbolli në këmbë. Isha unë, ai ishte vendi im i lumtur”.

“Unë jetoj një ëndërr që shumica nuk kanë mundësinë ta jetojnë dhe do të jem gjithmonë mirënjohës”, tha mes tjerash Brown në letrën e tij të publikuar në rrjetet sociale.