Paris Saint-Germain ka hequr një video promovuese të biletave sezonale pasi ylli Kylian Mbappe u ankua për përmbajtjen e saj.
Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij për shkak se klubi i tij publikoi një video të re të biletave sezonale ku shfaqet ai, transmeton lajmi.net.
Siç bëri të ditur Mbappe, ai nuk ka dhënë leje që imazhi i tij të jetë në video, dhe shtoi se ka vite që lufton për të mbrojtur imazhin e tij dhe të drejtat për imazhin e tij.
Francezi tregon se nuk e dinte që intervista që dha do të përdorej në fushatën për biletat e reja të sezonit të klubit.
“Sapo pashë fushatën e rinovimit të sezonit për sezonin 23/24. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbajtjen e intervistës me bashkëbiseduesin. Dukej si një intervistë bazë në një ditë marketingu në klub. Unë nuk jam dakord me këtë video të postuar”.
“Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat e individëve për imazh. PSG është një klub i madh si një familje, por sigurisht që nuk është Kylian Saint-Germain”, kishte shkruar Mbappe në një postim në Instagram.