Blerim Bexheti nga fraksioni i BDI-së tha se nuk kanë informata se do të përjashtohen nga organet e partisë. Bexheti tha se zgjedhja e tyre në funksionet partiake është bërë në bazë të statutit të partisë, respektivisht nga Këshilli i Përgjithshëm.
“Pikënisja e pakënaqësive është mu nga ne, në mungesë të respektimit të statutit dhe nëse është ajo qasje, ajo është vetëm manifestim force dhe nuk do të ishte racionale në aspekt politik që të vijë deri aty, pasi që të debatohet për çështje të statutit, edhe pse në fund të fundit është e drejtë e tyre çka do të veprojnë si do të veprojnë. Në aspekt juridik, këtu ka organe të BDI-së, Këshill Mbikëqyrës, që duhet ta mbikëqyrin çdo veprim të organeve partiake dhe të shqyrtohet”, tha Bexheti.