Fraksioni i BDI-se i njohur si “Grupi i Zjarrit” sot ka mbajtur nje konference per media ne te cilen jane shpalosur dallimet e tyre me bazen partiake. Izet Mexhiti nga ky grup dhe njëherë theksoi se organet e BDI-së nuk funksionojnë sipas statutit të kësaj partie. Sipas tij zgjedhjet partiake brenda BDI-së janë jo-legjitime dhe jo-statutare. Mexhiti madje akuzoi se politik-bërja dhe vendimet politike në BDI bëhen ekskluzivisht nga ministrat e këtij subjekti dhe se në raportin e tyre nuk përmendet askund UÇK-ja. Më tej, ai tha se eshte koha qe te hartohet nje ligj për Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për te rregulluar perfundimisht statusin juridik te ish-pjestareve te kesaj ushtrie.
Lajme Mexhiti: Koha që të propozojmë Ligj për UÇK-në (Video)