‘Messi, Messi’, tifozët e Barcelonës thërrasin emrin e tij në ‘El Clasico’

Tifozët e Barcelonës duken të etur për të parë rikthimin e Leo Messit në ‘Camp Nou’.

Rikthimi i Messi në Barcelonë mund të jetë shumë afër.

Kjo pasi argjentinasi ka kërkuar të largohet nga Paris Saint Germain.

E ky lajm ka gëzuar tej mas tifozët e klubit katalanas, pasi presin me padurim rikthimin e legjendës së tyre në shtëpi.

Se e duan rikthimin e tij e bën të ditur edhe në ‘El Clasico’ që po zhvillohet në ‘Camp Nou’.

Kur po rridhte minuta e 10′ e ndeshjes i gjithë stadiumi njëzëri thërrisnin ‘Messi, Messi’.

Rezultati aktual në ndeshjen Barcelona – Real Madrid është 0:0, ndeshja po luhet në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Mbretit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin: