Kryetari i LSDM-së, njëherazi dhe kryeministër i vendit, Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp, së bashku me nënkryetarët e kësaj partie dhe funksionarët e saj, tha se prej sot do të jenë në terren në bashkëbisedim me qytetarët. Ai tha se së bashku me të gjithë deputetët, kryetarët e komunave që drejtohen nga LSDM-ja dhe funksionaret do të jenë në terren çdo ditë duke filluar prej sot dhe do të vizitojnë plot 946 vendbanime në gjithë territorin. Kovaçevski tha se kjo fushatë takimesh nuk ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por se ata si parti në pushtet duhet të dëgjojnë hallet e qytetarëve dhe të jenë pranë tyre.
LSDM-ja prej sot është në terren, dorë për dore me qytetarët fillojmë takimet intensive me qytetarët. Në çdo vendbanim, në çdo rrugë, në çdo shtëpi, në çdo ndërtesë, në çdo lagje, atje ku janë qytetarët. Së bashku me ta do të vizitojmë 946 vendbanime, në të gjithë vendi, të flasim me ta, të dëgjojmë hallet e tyre. Në njerëzit e LSDM-së do të shkojmë në këto 946 vendbanime për të shpalosur programin tonë, me deputetët tanë, funksionarët tanë, me kryetarët e komunave tona, me çfarë disponojmë, të dëgjojmë hallet e qytetarëve tanë. Çdo ditë do të jemi mes qytetarëve, jo se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje, por se duhet të jemi mes qytetarve.




