Cristiano Ronaldo ka vazhduar me gola për Al Nassr në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.
Ylli portugez e ka kaluar në avantazh 0:1 ekipin e tij në udhëtim te Al Adalh, shkruan lajmi.net.
Cristiano Ronaldo ka realizuar në minutën e 40-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Përballja mes Al Adalh dhe Al Nassr është në kuadër të javës së 22-të kampionale.
38-vjeçari ka shënuar 10 gola këtë edicion me Al Nassr duke kontribuuar edhe me dy asistime.