Henry: Messi duhet të kthehet në Barcelonë për të mirën e futbollit

Lionel Messi u fishkëllua nga një pjesë e tifozëve të PSG-së në humbjen 1-0 ndaj Lyonit në “Parc des Princes” në Paris.

Henry, ish-shoku i skuadrës së Messit në Barcelonë dhe tani një analist i futbollit, nuk hezitoi të mbronte argjentinasin nga fishkëllimat.

“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllimat në Parc des Princes, nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë në ekip me 13 gola dhe 13 asistime”, tha ai.

Ish-futbollisti francez ndau gjithashtu në Prime Video France dëshirën e tij për të parë Messin përsëri në Barcelonë.

“Nuk është informacion, është një dëshirë, që Messi duhet të kthehet në Barcelonë për dashurinë e futbollit dhe sepse ai nuk u largua ashtu siç duhej”, tha Henry.

“Të qarat në lamtumirën e tij më tregojnë këtë”.