Messi e humbi topin 26 herë ndaj Lyonit

Lionel Messi e ka humbur posedimin e topit 26 herë në humbjen e Paris Saint-Germainit në mbrëmjen e së dielës ndaj Lyonit, në kuadër të Ligue 1.

Asnjë lojtarë nuk e kishte humbur më shumë topin se argjentinasi në fushë.

Ai e ka humbur gjithashtu topin plot 498 herë këtë sezon në Ligue, duke e barazuar vendin e katërt me më së shumti.

Ndryshe, Messi ka kontratë deri në fund të sezonit me PSG-në, ku të paktën deri më tani ka hezituar të nënshkruajë një kontratë të re.

Para disa ditësh zëvendëspresidenti i Barcelonës për herë të parë deklaroi se janë në kontakte me Messin, për të kthyer në “Camp Nou”.