Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic ka komentuar për ndeshjen ndaj Real Madridit.
Reali dhe Chelsea është njëra ndër ndeshjet më interesante në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi edhe këtë sezon do kenë punë me ‘Blutë e Londrës’, ashtu siç kishin vitin e kaluar, transmeton lajmi.net.
Në ndeshjen e parë në sezonin që lamë pas ‘Mbretërit’ fituan 3:1, ndërsa në atë të dytin fituan Chelsea 3:2, por Reali kaloi tutje në bazë të rezultatit të dy takimeve.
E së fundmi në lidhje me këtë takim ka komentuar ylli kroat, Kovacic.
Sipas tij Reali është skuadra më e rrezikshme në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.
“Çerekfinale? Nuk do të jetë e lehtë për ne, sepse Real Madrid është gjithmonë ekipi më i rrezikshëm në Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht ai.
Tutje, ai kujtoi asistimin perfekt të bashkëkombësit të tij, Modric në golin e parë të Realit në ndeshjen e dytë, i cili sipas tij ishte maestral.
“Ne ishim të mirë kundër Real Madridit vitin e kaluar, veçanërisht në Madrid. Pastaj Modriç shpiku atë asistim trivela për Rodrygo…Ne duhet të jemi në 120% kundër tyre. Ata ndëshkojnë menjëherë çdo gabim të vogël”, përfundoi ai.
Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet tyre zhvillohet më 12 prill në ‘Santiago Bernabeu’, nga ora 21:00.