Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shpjeguar festën e tij të çuditshme pas fitores 4-1 të skuadrës së tij në shtëpi ndaj Liverpoolit.
City ishin duke humbur 1-0 pas golit të Mohamed Salah, por shpejt gjetën golin e barazimit me Julian Alvarez para fundit të pjesës së parë.
Golat e Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan dhe Jack Grealish në pjesën e dytë siguruan fitoren, por ishte goli i barazimit që shkaktoi festime.
Guardiola u kap duke festuar përpara zëvendësuesve të Liverpoolit, Joel Matip, Konstantinos Tsimikas dhe Arthur Melo që ishin duke u nxehur.
Në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Guardiola shpjegoi festën e tij, duke i thënë një gazetari: “Isha i lumtur dhe thashë sa i bukur ishte goli ynë.
“Pyeteni atë [Tsimikas] nëse më mungonte respekti. Kam festuar me djalin tim dhe pasi thashë se ishte një gol kaq i bukur. Mendoni se ishte mungesë respekti?” të cilës gazetari iu përgjigj: “Po”. “Më vjen keq”, u përgjigj Guardiola./Lajmi.net/