Kelmendi kërkon që e gjithë Kosova të futet në karantinë për së paku tre javë

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se paraqitja e rasteve të reja me koronovirus kërkon që e gjithë Kosova të futet në karantinë, në mënyrë që të mbrohen qytetarët.

Kelmendi thotë se afati i karantinës duhet të jetë së paku tre javë dhe të vazhdohet në raport me rastet.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje se si duhet të veprojë Qeveria, shkruan lajmi.net.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Paraqitja e rasteve të reja me koronovirus kërkon karantinim të tërë Kosovës! Të mbrojmë qytetarët

-Askush e as të prekurit nga koronavirusi nuk i japin saktësishtë informatat e lëvizjes dhe kontakteve me qytetarë të ndryshëm.

– Numri i kontakteve është i madh për kohën deri të paraqiten simptomat, në bazë të kësajë, numri i rasteve shumëfishohet e ky as që mundë të paramendohet.

– Madhësia e virusit është afër 400 nanometra, (1\miliardë pjesë e metrit) (vetëm në milimetër janë 2500 viruse)

– Qeveria duhet lënë afat 3 ditorë të përmbyllen blerjet e nevojshme nga qytetaret.

– Të ipet akontacion për të gjithë të punësuarit dhe rastet sociale që të sigurojnë blerje elementare.

– Të mbyllen të gjitha veprimtaritë tregëtare Ekonomike në tërë Kosovën, të ndalohen të gjitha qarkullimet përveç nevojave emergjente shëndetësore.

– Afati i karantinimit duhet të jetë së paku 3 javë, e të vazhdohet në raportë me rastet.

– Pse duhet të karantinohet tërë Kosova!?

Në marketet dhe dyqanet është e pamundur të mbahet distanca e rekomanduar nga IKSHPK, 1m sepse qytetarët nuk kanë vendosur mbrojtje, edhe shitësit punëtorët janë qytetarë dhe potencialisht pranues dhe shpërndarës të infeksionit, kanë të drejtë të brengosen për vetën dhe familjarët.

-Operojnë me para të gatshme.

-Transportohen me mjete të ndyshme, që mundë të jenë të kontaminuara.

-Edhe industritë e kanë të njejtin problem distancen.

-Karantinimi edhe i atyre që janë në shërbime publike dhe shendetësore është i domosdoshëm.

– Edhe karantinimi i qyteteve dhe atë të rrugëve kryesore nuk garanton përkufizim lëvizje.

– Edhe karantinimi personal duke filluar nga qarqet e larta dhe komunikimi me mjete elektronike, nxisin panikë tek qytetarët që po shërbejnë (përveç atyre që kanë obligim me ligj).

Duke i parë këto elemente shqetësuese është më se e nevojshme marrja e masave drastike.