“Dashuria ime”/Fjolla Morina në lidhje të re dashurie?

Javë më parë, këngëtarja Fjolla Morina, ishte në gjendje jo të mirë emocionale, pasi siç thotë ajo, përjetimeve që ka pasur me ish burrin e saj Finsnik Syla.

Por, pas këtyre ditëve ‘të rënda’ duket se e ka rimarrë vetën madje duke dhënë një lajm bombastik për ndjekësit e saj.

Në mesin e shumë postimeve që ka bërë gjatë 24-orëshit të fundit, minuta më parë ndau një imazh në ashensor kur shihet pranë një mashkulli.

Mbishkrimin e postimit i shkroi “Dashuria ime”. A është Fjolla në lidhje të re dashurie?