Skuadra e Bayern Munich ka marrë vendimin për ta shkarkuar nga stoli trajnerin gjerman, Julian Nagelsmann.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e kampionit aktual nga Bundesliga, shkruan Lajmi.net
Në stolin ‘Bavarez’ do të ulet tashmë ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel. Tuchel firmosi kontratë me ekipin e Bayernit deri në vitin 2025.
Së bashku me Nagelsmann, janë liruar edhe ndihmës trajnerët Dino Toppmöller, Benjamin Glück dhe Xaver Zembrod./Lajmi.net/




