Xhuli: Kur diamantit nuk i gjetën të metë, thanë që shkëlqimi i tij të vret

Juliara Nura, doli e treta në “Big Brother VIP Kosova”.

Ani pse ishte më e komentuara dhe arriti finalen, nuk e fitoi dot këtë edicion, shkruan lajmi.net.

Kjo u komentua shumë nga fansat e saj duke e quajtur padrejtësi, por kishte edhe nga ata që iu gëzuan humbjes së saj.

Pas daljes së saj, ajo ka reaguar disa herë në ‘Instagramin’ e saj.

Ajo u shpreh se është fituese pasi fitoi zemrat e publikut.

Së fundi, ajo ka bërë edhe një reagim në formë ‘ironie’.

“Kur diamantit nuk i gjetën asnjë të metë, thanë që shkëlqimi i tij të vret syt”, shkruhet në postimin e Xhulit mbi një kurorë.

Ndryshe, edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, e ka fituar reperi nga Shqipëria, Stresi./Lajmi.net/