Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën me lojtarë për ndeshjet e marsit.
Në fund të muajit mars zhvillohen ndeshjet para-kualifikuese për në Kampionatin Evropian, Euro 2024 që do mbahet në Gjermani.
Shumë kombëtare tashmë kanë filluar të publikojnë listën me lojtarë të ftuar, së fundmi ashtu ka bërë edhe Anglia.
Trajneri i ‘Tre Luanëve’, ka grumbulluar disa lojtarë të rinj si Marc Guehi, Ivan Toney.
Toney i Brentfordit, është golashënuesi i dytë anglez më i mirë në Premier Ligë këtë sezon me 16 gola, pas Harry Kane të Tottenhamit.
Vendimi tjetër i madh i Southgate është mospërfshirja në listë e anësorit të Liverpoolit, Trent Alexander Arnold, Raheem Sterling dhe Ben White.
Kujtojmë që më 23 mars Anglia luan ndaj Italisë dhe më 26 ndaj Ukrainës.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë listën e plotë: