Aventura te PSG drejt fundit, mesfushori përgatit rikthimin e madh

PSG pritet të pësojë shumë ndryshime në verë. Situata në klubin francez nuk është më e mira dhe për të bërë përforcime më parë duhet të shesë.

Lista me lojtarë është e gjatë dhe te kampionët e Ligue 1 puna ka nisur. Portugezi Renato Sanches është një prej tyre.

Mesfushori ka vuajtur prej dëmtimeve këtë sezon, teksa ka luajtur vetëm në 15 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 2 gola.

I blerë për 15 milionë euro nga Lille, Sanches ka treg dhe një nga opsionet e mundshme është rikthimi në Portugali te Benfica.

25-vjeçari është produkt i këtij klubi, që e shiti verën e vitit 2016 te Bayern Munich për 35 milionë euro.