Hazard: Më mungon të luaj futboll

VITORIA GASTEIZ, SPAIN - AUGUST 14: Eden Hazard of Real Madrid during the La Liga Santander match between Deportivo Alaves v Real Madrid at the Estadio de Mendizorroza on August 14, 2021 in Vitoria Gasteiz Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Eden Hazard ka komentuar situatën e tij në Real Madrid.
Hazard vazhdon të ketë probleme në ‘Santiago Bernabeu’, pasi assesi nuk po gjen vetën në formacionet startuese.

Në këtë edicion ai ka vetëm shtatë paraqitje, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Në intervistën e tij të fundit për ‘RTBFsport’, ai shprehu pakënaqësinë e tij për minutat që ka me kampionin evropian.

“Më mungon të luaj futboll. Dua të luaj. Unë dua të argëtohem”, tha fillimisht ylli belg.

Hazard ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2024, por po përflitet për një largim të hershëm të tij.

Megjithatë, 32 vjeçari tha se dëshiron të qëndrojë në klubin mbretëror, por që sipas tij ende nuk dihet për të ardhmen e tij.

“Për mua, unë do të jem ende në Real Madrid sezonin e ardhshëm – por ju kurrë nuk e dini”, përfundoi ai.