Presnel Kimpembe dhe Paris Saint Germain do të ndajnë rrugët.
Sipas ‘Fichajes’, PSG është e prirur të shesë mbrojtësin Presnel Kimpembe në merkaton e ardhshme për shkak të zhgënjimit me paraqitjet e tij këtë sezon, transmeton lajmi.net.
Sipas raportit, PSG kishte pritshmëri të mëdha nga Kimpembe të cilat ai nuk ka arritur t’i përmbushë dhe do të dëgjojë ofertat nga klubet e interesuara për mbrojtësin francez.
Kujtojmë që qendërmbrojtësi ka kontratë me gjigantin francez deri në qershor të vitit 2024.