Mikel Arteta ka arritur një moment historik të dukshëm personal, por trajneri i Arsenalit është i etur të theksojë se 100 fitore nuk janë titull.
Arsenali është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion në Premier Ligë, pas suksesit të tyre të fundit në vitin 2003-04, transmeton lajmi.net.
Arteta foli për ‘Arsenal Media’ pasi arriti atë shifër jubilare prej 100 fitoreve në një fitore 3-0 në derbin e Londrës ndaj Fulham:
“Është fantastike (100 fitore), ne duhet të vazhdojmë kështu, jam i kënaqur ta bëj këtë, për fat të keq, është jo një titull, kështu që ka ende shumë për të përmirësuar!”
Arteta ka shënuar 100 fitore për Arsenalin në 168 ndeshje në krye, me përqindjen e tij të fitoreve prej 59.5, më e larta se çdo trajner në historinë e klubit.
“Është e pabesueshme dhe kjo do të thotë se ne kemi shumë njerëz që bëjnë gjërat e duhura në klub. Në skuadër shumë lojtarë kontribuojnë jashtëzakonisht shumë dhe veçanërisht mbështetja që kemi, e cila për mendimin tim e ka transformuar absolutisht këtë ekip me atë energji, kështu që jam shumë i lumtur”, përfundoi trajneri.
Ndeshja e radhës e Arsenalit në Premier Ligë është më 19 mars ndaj Crystal Palace, nga ora 15:00.