Li Qiang zgjidhet kryeministër i Kinës

Asamblea Kombëtare Popullore (parlamenti kinez), caktoi Li Qiang kryeministër, duke miratuar emërimin nga presidenti Xi Jinping.

Ndërkohë, Zhang Youxia dhe He Weidong u zgjodhën nënkryetarë të Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës. Liu Jinguo u zgjodh në postin e kreut të Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes, Zhang Jun si kryetar i Gjykatës Popullore Supreme, ndërsa Ying Yong si kryetar i përgjithshëm i Prokurorisë Popullore Supreme.

Rreth 3.000 deputetë morën pjesë në votimet e së shtunës.

Pas shpalljes së rezultateve, të zgjedhurit bënë betimin para Kushtetutës në prani të mbi 2 900 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare Popullore.