Pas një pauze disa mujore, këngëtarja Samanta Karavella është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Artistja nga Shqipëria ka lansuar projektin me titullin “Alo”, të cilën e shoqëroi edhe me një videoklip ku ajo dukej në formë të mrekullueshme.
Kënga është e zhanrit baladë dhe vjen me tekst nga Muma, për muzikën u përkujdes Samanta bashkë me Apollo.
Foto: Screenshot/YouTube
Videoklipi iu besua Gëzim Mavric, për miksimin Alfred Sula teksa për masterizimin Chris Gehringer.
Projekti tashmë është publikuar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të këngëtares.
Samanta përndryshe prej kohësh është zhvendosur nga Tirana për në Amerikë atje ku edhe thuhet se po jeton me partnerin e saj, të cilin ende nuk e ka bërë publik. /Telegrafi/





