Rajon-Botë Me thikë në dorë sulmoi të riun në pikë të ditës në...

Me thikë në dorë sulmoi të riun në pikë të ditës në mes të rrugës, humb jetën 17-vjeçari në Los Angeles – policia në kërkim të sulmuesit

Policia amerikane është vënë në kërkim të një burri të panjohur, i cili në jug të Kaliforni mbyti me thikë një 17-vjeçarin. Ky burrë i ishte afruar në trotuar të riut dhe nxori thikën me të cilën e theri.

E policia ka publikuar pamjet pak momente para sulmi, ku shihet sesi sulmuesi i afrohet viktimës dhe nxjerrë thikën.

Ndihma e shpejtë nuk arriti për fat të keq ta ndihmojë të riun, që humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Fox News.

Është konfirmuar se i vrari është 17-vjeçari Xavier Chavarin, i cili kishte dalë nga shkolla dhe po priste që ta merr babai me veturë.

Policia beson se i dyshuari është përgjegjës edhe për një sulm tjetër me thikë që e kishte kryer në po të njëjtën ditë, disa kilometra larg vendit ku mbyti Chavarinin.

Të dy sulmet i kishte kryer i veshur me rrobat e njëjta, ndërsa ajo çfarë e dallon është së në sulmin e dytë kishte patur edhe një kapelë bejsbolli.