Sport Booker shkëlqen me 44 pikë, Suns triumfojnë pa problem ndaj Thunder

Booker shkëlqen me 44 pikë, Suns triumfojnë pa problem ndaj Thunder

Phoenix Suns kanë vazhduar me fitore në NBA, duke marrë të katërtën radhazi.

Në sfidën e zhvilluar në Footprint Center, Suns u përballen me Oklahoma City Thunder dhe kanë triumfuar me 31 pikë diferencë 132:101.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga vendasit prej fillimit të ndeshjes deri në fund të saj, madje epërsia më e lartë shkoi deri në 36 pikë.

Devin Booker ka qenë i pandalshëm në këtë sfidë me 44 pikë, tre kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Terrence Ross që shtoi 24 pikë, derisa Chris Paul e mbylli ndeshjen me 18 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte amerikani Lindy Waters III me 23 pikë, katër kërcime e dy asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.