Abazoviq: Nuk e mbështes Gjukanoviçin, ai është anti-evropian

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq thotë se ende nuk e ka një emër të cilin partia e tij, URA do ta mbështesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pyetur nga gazetarët, Abazoviq u shpreh se URA mbështet vlerat evropiane dhe nuk ka një kandidat të përshtatshëm, të cilin do ta mbështeste, shkruan Vijesti.

Nëse do të mbështeste apo jo presidentin aktual Milo Gjukanoviç, Abazoviq u përgjigj: “Sigurisht që jo, ndoshta për ju ai përfaqëson vlerat evropiane dhe për mua ato anti-evropiane. Komiteti kryesor i partisë do të mblidhet së shpejti dhe ne do të deklarohemi për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale. E përsëris, pres që Mali i Zi të ketë një president i ri”, theksoi ai.

Ai thotë se rolin e kryeministrit e ka marrë falë qytetarëve dhe ideve të mira.

“Dhe mendoj se iu përgjigja kërkesës. Nëse duan të më mbështesin sërish, unë jam këtu”, theksoi Abazoviq.